Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, Edi Rama e nderon me medaljen “Yllit të Mirënjohjes Publike”

24 September 2026, 22:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, Edi Rama e nderon
Edi Rama duke nderuar me medaljen “Yllit të Mirënjohjes Publike” diplomaten Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka përfunduar misionin diplomatik në vendin tonë dhe është nderuar nga kryeministri Edi Rama me “Medaljen (Yllin) e Mirënjohjes Publike”.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Vilës së Kuqe dhe medalja për Galit Peleg është ndarë në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e saj në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

“Ishte një nder i veçantë për Ambasadoren Galit Peleg të merrte “Medaljen e Mirënjohjes Publike” nga Kryeministri i Shqipërisë, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e saj në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Marrja e kësaj medaljeje, në përfundim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, përbën një vlerësim domethënës për kontributin e saj dhe për marrëdhëniet e ndërtuara gjatë viteve të shërbimit.

Ambasadorja Peleg largohet nga Shqipëria me mirënjohje dhe me kujtime të veçanta për ngrohtësinë, miqësinë dhe bashkëpunimin që ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Faleminderit, Shqipëri", thuhet në faqen “Izraeli ne Shqiperi”.

 


Video