Zjarri i madh ku u dogjën 8 autobusë në Durrës, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale!

28 December 2025, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri i madh ku u dogjën 8 autobusë në Durrës, ngjarja
Fllakë të Durrësit

Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si aksidentale.

Në një njoftim, policia e Durrësit sqaron se nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.


Video