Zjarr te "Piramida 12" në kufi me Greqinë, raportohet për shpërthime minash

11 August 2025, 18:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr te "Piramida 12" në kufi me Greqinë, raportohet
Zjarri në Leskovik

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e njohur si Piramida 12 në Leskovik, pranë kufirit me Greqinë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në tokën greke dhe po përparon drejt fshatit Kamenik në Shqipëri.

Zona është e minuar që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe situata paraqitet problematike.

Në zonë raportohet se kanë nisur të ndodhin edhe shpërthime të minave, ndërsa temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke rritur rrezikun e situatës.


Video