Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa të asfiksuar

29 November 2023, 16:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa të
Pamje nga vendngjarja

Zjarri ka përfshirë ambientet e një shtëpie të moshuarish në qytetin e Fierit pak çaste më parë.

Sipas informacioneve paraprake, disa të moshuar kanë pësuar dëme dhe janë transportuar drejt spitalit të qytetit. Të moshuarit raportohet se kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë nga tymi.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me azilin e të moshuarve.


Video