Zjarr me përmasa të mëdha në Shëngjin

27 July 2024, 16:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr me përmasa të mëdha në Shëngjin
Zjarr me përmasa të mëdha në Shëngjin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Si shkak i zjarrit bëhet me dije se janë të rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në malin në afërsi të portit të Shëngjinit.

Mjetet zjarrfikëse e kanë të pa mundur të futen si shkak i terrenit të vështirë.

Raportohet se punonjësit zjarrfikës janë vendosur në afërsi të banesave që të mos rrezikohet jeta e banorëve.


Video