Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zjarr me përmasa të mëdha mes zonës së Peqinit dhe Belshit. Prej dy ditësh një zjarr ka përfshirë pyjet me shkurre dhe pemë mes fshatrave të Peqinit dhe Belshit.
Zjarri nisi në fillim në fshatin Trash e më pas u përhap drejt Përroit të Zi dhe sot po mbërrin në fshatrat e Belshit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa zjarrfikëse por e kanë të pamundur të depërtojnë në zonë për shkak të terrenit. Ndërkohë zjarrfikës, punëtorë të pyjores dhe banorë të zonës po përpiqen të fikin flakët.