Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer sot në malet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, duke djegur sipërfaqe të mëdha.
Zjarri ka rënë në malin e quajtur "Livadhet e Karajt" dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota janë djegur, ndërsa ndërhyrja bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.