Zhduket sekretarja e Gjykatës së Lezhës, bashkëshorti kërkon ndihmë për ta gjetur

7 April 2022, 11:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket sekretarja e Gjykatës së Lezhës, bashkëshorti
Sekretarja në gjykatën e Lezhës, Klaudia Marku

Zhduket pa lënë gjurmë sekretarja në gjykatën e Lezhës, e cila është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për shtetasen Klaudia Marku, e cila prej kohësh punonte në këtë institucion. Ka qenë bashkëjetuesi i saj, i cili ka denoncuar largimin e nënës së dy fëmijëve. 

Paraprakisht dyshohet se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera, ndërsa kanë filluar hetimet për gjetjen e Markut.


Video