Qeveria emëron dy prefektët e rinj në Durrës dhe Lezhë

6 April 2022, 18:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria emëron dy prefektët e rinj në Durrës dhe Lezhë
Mbledhje qeverie

Këshilli i Ministrave ka emëruar dy prefektë të rinj në Qarkun e Durrësit dhe në Qarkun e Lezhës.

Kështu, me VKM u lirua nga detyra prefekti i Durrësit Roland Nasto dhe në vend të tij u emërua Emiljan Jani.

Ndërsa, prefekti i Lezhës Gjokë Jaku i cili një ditë më parë njoftoi dorëheqjen, sot është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave dhe në vend të tij u emërua Gjergj Prendi.

Vendimet kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare.


Video