U vetëvra në kushtet e depresionit, gruaja e 38-vjeçarit kishte urdhër-mbrojtjeje

6 April 2022, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vetëvra në kushtet e depresionit, gruaja e 38-vjeçarit kishte
Betim Kastrati 38-vjeç

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku brenda një makine u gjet i vetëvrarë Betim Kastrati 38-vjeç.

Sipas policisë 38-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e quajtur Kolonjë.

Betim Kastrati  punonte në portin e Durrësit. Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit. 38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur.

Sipas mediave 38-vjeçari shpesh herë kishte ushtruar dhunë në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

 

 


Video