Një 17-vjeçare në gjendje të rëndë nga aksidenti në Maliq, arrestohet shoferi i dehur

6 April 2022, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një 17-vjeçare në gjendje të rëndë nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Një 51 vjeçar është vënë në pranga për aksidentin me tre të lënduar që ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Devoll.

Bëhet e ditur se në pranga u vu 51-vjeçari J. L., pasi automjetin e tij tip “Renault” po e drejtonte në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq kur automjeti i drejtuar nga 51-vjeçari u përplas me një mjet tip “Toyota”, me drejtues  B. C.

Për pasojë të lënduar mbetën  shoferi i Toyota-s, pasagjeri tek automjeti tip “Renault”,  A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kurse, një 17-vjeçare, banuese në Pogradec që ndodhej në mjetin tip  “Toyota”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 


Video