Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi tregon se kur do të nisë numërimi i votave

9 November 2025, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi tregon se kur do të nisë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka dhënë detajet e fundit mbi procesin.

Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim.

Ai shtoi se numërimi do të nisë sonte në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë nesër në mesditë.

“Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”,- tha Celibashi.


Video