Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati i PD, Petro Gjikuria kallëzon në SPAK Vangjel Tavon

27 July 2024, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati i PD, Petro Gjikuria kallëzon
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, kallëzon në SPAK, Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, në zgjedhjet që do të mbahen në 4 gusht.

Gjikuria pretendon se Tavo ka transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.

Kandidati i opozitës kërkon nga SPAK hetimin e procedurave.

Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancën, ndërsa Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.

Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati i PD, Petro Gjikuria kallëzon


Video