Zgjedhja e kreut të BKH-s/ SPAK i dha 'OK' Joni Ketës, KLP cakton datën!

3 Dhjetor 2025, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joni Keta

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 9 Dhjetor, për votimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, i cili u propozua nga Komisioni i Posaçëm në SPAK.

Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshihen edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.


Video