Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, shoqërohet në polici pronari i objektit

3 December 2024, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, shoqërohet në
Foto ilustruese

Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.

Për rastin është shoqëruar në polici Zef Sh. pasi në banesën në pronësi të tij është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivim kanabisi.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë magazinë është gjetur një sasi e thatë prej 150 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë.

Dyshohet se Zef. Sh, ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa detaje të tjera në lidhje me rastin priten në vijim.


Video