Zbardhet misteri/ Kamera e vendosur pranë burgut të Drenovës lidhet me plagosjen e Brian Syzos

1 July 2026, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet misteri/ Kamera e vendosur pranë burgut të Drenovës
Nikolla Agolli, Brian Syzo

Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamer.

Burime bëjnë me dije se kamera është vendosur në një nga plepat që ndodhet në rrugën e burgut të sigurisë së lartë. Nga informacionet e marra nga komisariati i Korçës, u bë i mundur konstatimi i kamerës dhe zbardhja e rrethanave ku përfshihen dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit që e kanë vendosur kamerën për të parë lëvizjet në këtë institucion. Më konkretisht, dyshohet se dy vëllezërit e kanë vendosur për të monitoruar Brian Syzon dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij Sindi Syzo, i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë në berberhanë të Nikollës. Kjo për shkak të qëllimeve që ky i fundit ka patur për t’u hakmarrë ndaj Brian Syzos.

Nikolla Agolli u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë Brian Syzon në Pogradec, ndërsa në pranga ra David Prifti dhe u shpallën në kërkim Edison Agolli dhe Meardi Berberi.

Policia vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në qytetin liqenor ndërsa është në kërkim të Meardi Berberit, i njohur si Koro dhe vëllait të autorit, Edison Agolli.


Video