Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Rama ka bërë më dije se kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Siç shihet dhe në pamjet e transmetuara në profilin e kryeministrit në facebook në Kukës kanë zbritur pasagjerët e parë, pas një kohe ku fluturimet nga ku Aeroport ishin të ‘ngrira’.
Postimi i Ramës
Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.