Vrau shqiptarin dhe i dogji trupin, rihapet çështja e bujshme në Itali

10 September 2026, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau shqiptarin dhe i dogji trupin, rihapet çështja e bujshme

Gjykata e Kasacionit në Itali ka pranuar rekursin e Prokurorisë dhe ka urdhëruar zhvillimin e një procesi të ri në Apel ndaj një 56-vjeçari italian, të akuzuar për vrasjen e Nexhat Ramës, 40-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, në provincën e Breshias.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022 në Cologne, ku Rama kishte shkuar në servisin e italianit për të kërkuar kthimin e një borxhi prej 30 mijë eurosh.

Sipas rindërtimit të hetimeve, italiani dyshohet se e qëlloi Ramën me armë zjarri në kokë dhe më pas përdori makinën e viktimës për të transportuar trupin. Automjeti u dogj në përpjekje për të zhdukur gjurmët, ndërsa trupi i 40-vjeçarit u gjet më vonë në zonat rurale të Colognes.

Në shkallën e parë, shtetasi italian u dënua me 27 vite burg për vrasje me paramendim. Megjithatë, në Apel gjykata e përjashtoi paramendimin, i njohu rrethana lehtësuese dhe e uli dënimin në 14 vite burg. 

Prokuroria e Përgjithshme kundërshtoi vendimin dhe çështja mbërriti në Kasacion, i cili tashmë ka vendosur që ajo pjesë e vendimit të Apelit të rishqyrtohet.

Procesi i ri do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Venecia, ku do të vlerësohet edhe një herë nëse vrasja ishte e paramenduar. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pafajësinë e italianit.


Video