Veliaj drejt Strasburgut/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

10 September 2026, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj drejt Strasburgut/ SPAK refuzon datën e avokatëve
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca

Një javë më parë, avokatët britanikë të Kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim firmosjen nga Veliaj të aplikimit për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye.

Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK.


Video