
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçaru dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
37 vjeçarja Migena Sinani nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten.
Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.
Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave.