Vrasja e Santiago Malkos! GJKKO dënon me 130 vite burg të akuzuarit, shpallet i pafajshëm Elis Duka

21 January 2026, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Santiago Malkos! GJKKO dënon me 130 vite burg të akuzuarit,
Santiago Malko dhe Leonard Duka

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën.

Ndërsa për vëllain e tij, Erlis Duka, për të cilin prokurori Behar Dibra kërkoi 25 vite burg, Gjykata shpalli pafajësi. Ajo vendosi të heqë masën e sigurimit ndaj tij edhe për episode të tjera për të cilat akuzohej.

Ndërkaq Fatmir Hyseni është dënuar me 25 vite burg, Aleksandër Maxhaku dënohet me 25 vite burg.

Oltian Logaj dënohet me 25 vite burg, Dritan Agaj dënohet me 25 vite.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi më 27 gusht të vitit 2019.

 


Video