Vrasja në Dragoç të Shkodrës, policia: Autori qëlloi me armë drejt automjetit të viktimës

5 January 2025, 09:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Dragoç të Shkodrës, policia: Autori qëlloi
Pamje nga vendngjarja

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 


Video