Vrasja e Hamza Terziut, GJKKO konfirmon arrestin me burg për Edison Mucekun

31 March 2025, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Hamza Terziut, GJKKO konfirmon arrestin me burg për Edison Mucekun
Edison Muceku

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" të dhënë në mungesë për Edison Mucekun. Ai akuzohet për "sigurim kushtesh për të kryer vrasje" në dëm të Hamza Terziut në maj 2020 në Bulqizë.

Muceku, i ekstraduar pak ditë më parë nga Britania e Madhe,  ka mohuar akuzën. Gjatë seancës ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Avokati i tij, Elton Hyseni, ka pretenduar pavlefshmëri të provave të paraqitura nga SPAK, në thelbin e të cilave janë komunikumet në SKY.

Muceku u arrestua në Manchester, MB, në janar 2025.

Sipas SPAK, ai ishte pjesë e një grupi të drejtuar nga Viktor Xheçuka, i njohur edhe si Tor Xheçuka, po ashtu o shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit "Revanshi".


Video