Vrasja e Gentian Bejtjas, gjendet një makinë e djegur, policia jep informacion

15 March 2024, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Gentian Bejtjas, gjendet një makinë e djegur, policia jep
Gentian Bejtja

Një makinë e djegur është gjetur pak minuta më parë në fshatin Hasan, dhe dyshohet se i përket autorëve që ekzekutuan ish-policin e Burgjeve Gentian Bejtja.

Persona të paidentifikuar e qëlluan me breshëri plumbash Bejtjan sapo hyri në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët e kanë ndjekur Bejtjan dhe pasi e kanë qëlluar, dyshohet kanë hyrë brenda shtëpisë së tij, duke e qëlluar sërish për t'u siguruar që e kishin vrarë. Në banesë ndodhej edhe bashkërshortja e Bejtjas.

Sakaq, Policia e Krujës ka dhënë një informacion të shkurtër lidhur me ngjarjen e rëndë.
"Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar", njofton policia.

Bejtja i kishte shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa vetëm një vit më parë ai ra pre e një atentati ku humbi jetën vëllai i gruas Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.


Video