Vrasja e efektivit të Shqiponjave/ Vijojnë kontrollet e RENEA-s për kapjen e Azgan Mërcinit

15 May 2024, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e efektivit të Shqiponjave/ Vijojnë kontrollet e RENEA-s

Forcat RENEA vijojnë kontrollet në tre pika për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave Novruz Cenalia.

Kryqëzimi që lidh fshatin Baltëz – Sulaj, në drejtim të Pojanit, Apollonisë janë pikat ku po kryhen kontrolle.

Ndërkohë që edhe grupe të FNSH janë pozicionuar në Apolloni dhe Pojan ende nuk ka rezultat për autorin, Azgan Mërcini.


Video