Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Nen masa te rrepta sigurie në Gjykatën e Korçës zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në Maliq, Erald Xhejo.
Momenti i mbërritjes së të arrestuarve në gjykatë u pasua me prani të shumtë të familjarëve dhe forcave të policisë në ambientet e jashtme të gjykatës.
Mes të arrestuarve, Enedio Guri akuzohet për vrasje me thikë të një bashkëmoshëtari të tij. Gjykata e Korçës pritet të caktojë masën e sigurisë për të dhe të tjerët të arrestuar.
Personat e arrestuar për vrasjen në Maliq:
Enedio Guri, autori
Edison Guri
Roland Guri
Flori Çela