Vinin baste sportive, arrestohen dy persona në Tiranë, në kërkim pronari i një lokali

26 September 2024, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vinin baste sportive, arrestohen dy persona në Tiranë, në

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 3 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lucky ticket”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit G. H., pronar i një lokali në Rrugën e Barrikadave.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vinin baste sportive, arrestohen dy persona në Tiranë, në


Video