Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një traget i linjës Sarandë-Korfuz është përfshirë nga flakët ditën e sotme rreht 40 minuta pasi ishte ankoruar në portin e qytetit bregdetar.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk janë shënuar viktima, pasi pasagjerët kishin arritur të zbrisnin, por pamjet nga brenda tragetit tregojnë për përmasat e mëdha të këtij zjarri që mund të kishte shkaktuar tragjedi.
Trageti i quajtur "Delfin" konsiderohet si një prej mjeteve më të shpejta lundruese të transportit të pasagjerëve.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, dhe nuk dihet nëse janë shkaktuar nga një defekt elektrik. Ajo që bie në sy është se zjarri ka rënë në mes të tragetit, dhe jo në pjesën e fundit ku gjendet motori.