Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një video ka mbërritur në redaksinë VoxNews, ku shihen disa elektricistë në Vlorë në vështirësi pune për shkak të motit të keq.
Burime thanë se elektricistët në video janë punonjësit e tensionit të lartë të OSHEE-s në linjën Smokthinë-Kuc.
Pamjet janë të disa ditëve më parë kur vendi ishte i pushtuar nga shirat dhe moti i ftohtë për shkak të stinës së dimrit.
Punonjësve të OSHEE-s iu desh të kalonin telat elektrikë duke kaluar lumin në këmbë dhe duke rrezikuar se mund të dëmtoheshin.
Sic duket dhe nga pamjet uji në lumë ka qenë i rrëmbyeshëm duke vënë në rrezik jëtën e ketyre elektricistëve./VoxNews