Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Jo vetëm në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Berlin.
Pasi mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Edi Rama është përballur me disa protestues shqiptarë.
Siç shihet nga pamjet, teksa del nga aktiviteti, ai përballet me thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, ishin disa prej thirrjeve kundër Ramës, ndërkohë që ky i fundit i ka përshëndetur me dorë protestuesit dhe më pas është futur në makinë.