“Non Grata in Albania!” – Pankartat më pikante nga protesta e 17-ta  (FOTO)

16 June 2026, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Non Grata in Albania!” – Pankartat më pikante nga

Humori, ironia therëse dhe mesazhet politike janë ndër detajet më origjinale të protestave qytetare në Tiranë, të cilat shënojnë sot ditën e 17-të.

Edhe gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin qëndrimet e tyre përmes pankartave me mesazhe thumbuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, por edhe opozitës.

Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve ishin “Rama le të lehë, protesta ecën përpara” dhe “Non Grata in Albania!” ku ishin të përfshirë politikanët kryesorë nga mazhoranca dhe opozita.

Nuk munguan as mesazhet satirike që lidhen me zhvillimet politike të ditëve të fundit, si pankarta në gjuhën angleze ku paraqitej një dialog ironik mes Ramës dhe Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. “Come Marta, let’s destroy Zvërnec together”  “Coming Edi!”.



Video