Nuk ndalet protesta qytetare në Tiranë, paralajmërohet tubim mbarëkombëtar në fundjavë

16 June 2026, 22:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ndalet protesta qytetare në Tiranë, paralajmërohet tubim
Pamje nga protesta

Pas disa orësh protestë përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët pjesëmarrës në atë që njihet tashmë edhe ndërkombëtarisht si “Revolucioni i Flamingove” kanë nisur marshimin e ditës së 17-të në rrugët e kryeqytetit.

Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, bëri publik itinerarin që do të ndiqet gjatë mbrëmjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Sipas tij, marshimi do të kalojë nga zona e Tajvanit, më pas drejt Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku është parashikuar një ndalesë simbolike prej pesë minutash.

Më tej protestuesit do të vijojnë drejt Shkollës “Kosova” dhe Shtëpisë së Evropës, ku do të ketë një tjetër ndalesë të shkurtër, për t’u rikthyer më pas sërish para Kryeministrisë.

Në fundjavë pritet zhvillimi i një proteste mbarëkombëtare që do t’i kushtohet diasporës apo të larguarve nga Shqipëria dhe dëshirës së tyre për t’u rikthyer në atdhe.

 


Video