VIDEO/ Nëna dhunon në mënyrë makabre fëmijën në Durrës, e qëllon me shkelma dhe e tërheq zvarrë

16 May 2023, 19:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Nëna dhunon në mënyrë makabre fëmijën
Nëna që dhunon fëmijën

Një nënë nga Durrësi, është filmuar, teksa dhunon fëmijën e saj të vogël në mënyrë kafshërore, në mes të lagjes. Ngjarja është regjistruar në Lagjen 13 të Durrësit, ku shihet që nëna, godet fëmijën e saj.

Fillimisht, ajo e godet me shuplaka, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm.

Në vendngjarje janë edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak. Videoja e publikuar nga JOQ është filmuar nga një qytetar, që është shokuar nga kjo ngjarje.

Dhuna është e pajustifikueshme, e aq më tepër në këtë rast. Shkelmat në trupin e fëmijës janë një goditje e madhe për të gjithë shoqërinë që preket nga të tilla ngjarje.




Video