VIDEO/ Në vetëm 20 sekonda, dalin pamjet kur "skifteri" grabit BMW-në në Shkodër

20 February 2023, 20:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Në vetëm 20 sekonda, dalin pamjet kur "skifteri"
Momenti i grabitjes së makinës

Një vjedhje spektakolare në vetëm 20 sekonda është regjisruar në Shkodër.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga “News24”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. ‘Skifteri’ shihet që zbret nga një makinë e bardhë që drejtohet nga një tjetër person.

Më pas, ai hipën nga krahu i pasagjerit në makinën e llojit BMW, kalon në timon dhe ndez makinën duke ikur me të.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Nuk dihet kujt i përket makina e vjedhur dhe se kush mund të jetë autori i ngjarjes.


Video