VIDEO: Momenti i arrestimit të Artan Tafanit që “fundosi” bandën e Laert Haxhisë

29 September 2023, 13:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Momenti i arrestimit të Artan Tafanit që “fundosi”
Arrestimi i Artan Tafanit

Publikohet momenti i aksionit të Artan Tafanit, personi i cili bashkëpunoi me drejtësinë duke çuar në çmontimin e një prej bandave më të rrezikshme të vrasësve me pagesë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Tre muaj pasi kreu grabitjen në një pikë “Exchange” në Tiranë, 39-vjeçari Marjus alias Artan Tafani u kap në shtëpinë e tij në qytetin e Lushnjes pasi ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia.

Gjatë kësaj kohe, ai i kishte shpëtuar arrestimit duke përdorur një kartë identiteti greke të falsifikuar.

Tafani bashkëpunoi me drejtësinë duke zbuluar 6 vrasje të kryera nga banda e Laert Haxhisë, rivali i Aldo Bares i cili ndodhet i arrestuar në Greqi.

15 urdhër arreste u lëshuan nga Prokuroria e Elbasanit dhe 7 janë ekzekutuar deri tani nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Kurrë mos harro”.


Video