FOTO: Gjenden të ngordhura lopët në Devoll, dyshohet se janë prekur nga sëmundja e rrezikshme

29 September 2023, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Gjenden të ngordhura lopët në Devoll, dyshohet se janë
Foto ilustruese

Disa lopë janë gjetur të ngordhura në Devoll.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se shkak i ngordhjes ka qenë sëmundja “Babezelioze”, e cila shkaktohet nga një parazit i quajtur Riqne, ose siç njihet ndryshe këpusha.

Ditën e sotme janë marrë monstrat për të kryer analizat e tjera në kryeqytet, për të parë nëse ka rrezik përhapje të kësaj sëmundje në kafshët e tjera.

Sipas specialistëve sëmundja është individuale dhe nuk transmetohet tek njeriu apo kafshët e tjera.

FOTO: Gjenden të ngordhura lopët në Devoll, dyshohet se janë


Video