VIDEO-LAJM/ Skandal në Newcastle, dhunohet kapiteni i skuadrës Jamaal Lascelles!

29 August 2023, 09:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-LAJM/ Skandal në Newcastle, dhunohet kapiteni i skuadrës Jamaal
Kapiteni i Newcastle, Jamaal Lascelles

Kapiteni i Newcastle, Jamaal Lascelles është vënë në shenjëster të një bande në rrugët e qytetit verior të Anglisë.

Ata e kanë sulmuar me grushta dhe e kanë goditur me shishe në një nga rrugët e qëndrës duke e kërcënuar madje se do ta qëllonin me armë zjarri.

Banda që sulmoi lojtarin ka plagosur lehtë edhe vëllain e Jamaal që po e shoqëronte në ato momente në një nga klubet e qytetit.

Dëshmitarët thonë se sulmi ndaj dy vëllezërve ishte i paprovokuar dhe u regjistrua vetëm pak orë pas humbjes së Newcastle 1-0 një javë më parë në “Etihad” përballë Man. City.

6 ishin personat që sulmuan kapitenin e “qymirxhinjve” i cili pësoi dëmtime të lehta në fytyrë.

Shikoni videon:


Video