VIDEO/ “Hummer” dhe “G Class”, çfarë sekuestroi SPAK pas kontrollit në banesën e BIZNESMENIT “Cinco” Ermir Ndrejaj!

26 July 2025, 14:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “Hummer” dhe “G Class”, çfarë
Ermir Ndrejaj

Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK.

Mbrëmjen e djeshme policia ka kryer kontrolle në banesën e Ndrejajt ku janë sekuestruar mjetet.

Policia ka sekuestruar një mjet tip "Hummer" dhe një "G Class".

Sekuestrimi është zhvilluar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë.

Në videon e publikuar nga dosja.al duket mjeti i cili është vendosur në karrotrec.


Mbrëmjen e djeshme dolën edhe pamje kur policia ka arritur te kompleksi për të kryer kontrollet. Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë tjetër mund të jetë sekuestruar. 

Ndrejaj u arrestuar pas operacionit të SPAK. Në lidhje me këtë aksion janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman.

Identiteti i personit të katërt është zbuluar sot. Ai është Ilir Lloshi. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKY ECC.


Video