Ndihmonte emigrantët të dilnin ilegalisht nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, arrestohet 24-vjeçari maroken!

26 July 2025, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndihmonte emigrantët të dilnin ilegalisht nga Shqipëria drejt

Një 24-vjeçar me shtetësi marokene është arrestuar nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, pasi u kap në tentativë për të ndihmuar tre shtetas të tjerë që të kalonin ilegalisht kufirin nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Burime nga policia bëjnë me dije se 24-vjeçari kishte planifikuar të ndihmonte tre emigrantë të paligjshëm në kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë ndërhyrjes nga strukturat e kufirit, personi u ndalua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa tre shtetasit e tjerë u kapën dhe po dërgohen drejt Greqisë.

Hetimet për këtë rast janë në vijim, ndërsa 24-vjeçari do të përballet me akuzat për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia kufitare ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës kufitare dhe në pikat e kalimit me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme.

Autoritetet theksojnë se rastet e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, shpesh kryhen nga vetë emigrantët, duke u bërë një fenomen shqetësues.


Video