VIDEO/ Gjueti e paligjshme me dron në pyjet e Shkodrës, në pranga 5 persona, u gjendet edhe…

24 October 2025, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Gjueti e paligjshme me dron në pyjet e Shkodrës, në pranga

Një grup gjuetarësh përfundoi në pranga teksa kryenin aktivitet të paligjshëm në vrasjen e kafshëve të egra në pyjet e Shkodrës.

Aksioni i koduar “Hunters” çoi edhe në sekuestrimin e një sasie të madhe armësh e municioni, sikurse edhe dron që përdoreshin nga të dyshuarit për të ndjekur kafshët dhe më pas shënjestruar.

Aktiviteti ilegal kryhej në fshatin Rragam, gjatë orëve të natës, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.

Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi kanabisi.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër.  

Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  


Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Video