Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.
Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’.
Në krye të qytetarëve, mbështetës të Rithemelimit, qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë.
Mbërritja e Erion Veliaj në SPAK
"Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt. Policia bashkiake ka gjobitur makinën e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu pasi e ka parkuar para SPAK.
Makina e Klevis Balliut e parkuar para SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorët, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Pavarësisht interesit mjaft të madh të gazetarëve të pranishëm në hyrje të SPAK, Veliaj nuk ka pranuar që të komentojë për këtë zhvillim, dhe është futur menjëherë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Ka qenë prokurori Dritan Prençi ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të Erion Veliajt, i cili pak ditë më parë e paralajmëroi edhe vetë paraqitjen përpara Prokurorisë së Posaçme.
Veliaj tha se do të ofronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që mund t’i shërbejnë prokurorëve të SPAK./VoxNews