Vdiq nëna me tre fëmijët, dalin pamjet e shpërthimit të gazit tek hoteli në Velipojë (VIDEO)

11 July 2022, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdiq nëna me tre fëmijët, dalin pamjet e shpërthimit të
Katër anëtarët e familjes Gjoka të cilët humbën jetën

Kur ka kaluar vetëm një vit nga tragjedia në Velipojë, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Gjoka, janë publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të bombolës së gazit, mëngjesin e 4 korrikut 2021.

Në video e publikuar nga OraNews shikohet moment kur i gjithë kati i parë përfshihet brenda pak sekondash nga flakët.

Ngjarja e rëndë e cila tronditi vendin ndodhi më 4 Korrik të vitit 2021, ku pas shpërthimit të gazit në hotelin në pronësi të familjes Gjoka, humbën jetën nëna me tre fëmijët e saj, dy vajzat e një djalë.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta.

E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë. Ata u dërguan për mjekim në Itali, por pa mundur të mbijetonin dot.

Fillimisht humbi jetën  19-vjeçarja Daniela Gjoka në Itali, ndërkohë pak ditë më pas në humbi jetën dhe e motar 15-vjeçare Klarisa Gjoka, edhe kjo po në Itali, aty ku po merrnin mjekim të specializuar.  Sakaq pak ditë më pas ndërroi jetë dhe mamaja e tyre e djali i mitur 12 vjeçar.

I vetmi person që i ka mbijetuar tragjedisë ka qenë babai i tre fëmijëve pasi asokohe nuk ndodhet në Shqipëri.


Video