Alpinisti nga Kosova rrëzohet te "Maja e thatë" në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter

26 July 2024, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alpinisti nga Kosova rrëzohet te "Maja e thatë" në
Maja e Thatë, Valbonë

Në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë është rrëzuar një alpinist nga Kosova dhe dyshohet se ka humbur jetën në një terren të thepisur dhe shkëmbor.

Sipas informacioneve paraprake, nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e tij.

Për këtë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova.


Video