Qëllohet me armë policia gjatë aksionit në një parcelë kanabisi në Krujë (DETAJET)

26 July 2024, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëllohet me armë policia gjatë aksionit në një
Sendet e sekuestruara

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë drejt policisë, gjatë një aksioni në parcelën ku ai kishte kultivuar kanabis.

Policia e Krujës thotë se ka sekuestuar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Danger".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras. 

Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Video