Vdekja e 28 vjeçares në spitalin Amerikan, policia: Kemi marrë në pyetje...

31 January 2024, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e 28 vjeçares në spitalin Amerikan, policia: Kemi marrë
Arenc Hasalla/ Irida Hasalla

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares, Irida Hasalla, pas një ndërhyrje estetike pranë spitalit Amerikan.

Uniformat blu shprehen se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Video