Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK për dosjen e Erion Veliajt, ka pranuar se ka komunikuar me Ina Goxhajn, duke u shprehur se ka tentuar ta qetësojë, por jo që ta pengojë të thotë të vërtetën.
Klotilda Bushka: Sa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës, po unë e kam takuar vajzë bë fjalë si një person m të cilin kam punuar dikur dhe kam lidhje familjare dhe lidhje gjaku, Ina Goxhaj është kushërira ime, e kam e qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën dhe nëse e gjykon të nevojshme të marrë një gjykatë.
Si jurist i kam sqaruar një kushërire një të afërmi të drejtat e saj dhe vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar të fsheh asgjë, sepse jam e interesuar të zbardhet e vërteta. E kam kritikuar në fakt.