U rrezikohej jeta nga dallgët në Gjirin e Himarës, shpëtohen dy turistet nga Guatemala (VIDEO)

26 July 2024, 19:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U rrezikohej jeta nga dallgët në Gjirin e Himarës, shpëtohen
U rrezikohej jeta nga dallgët në Gjirin e Himarës, shpëtohen dy turistet nga Guatemala

Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në Dhërmi vuri re dy shtetase me një kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur “Gjiri i Himarës”, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset të cilat rezultuan turiste nga Guatemala.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala.

Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin.


Video