U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

7 September 2026, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në

Pas disa orëve betejë me flakët është vënë nën kontroll zjarri në Çërrilë të Mallakastrës.

Zjarri i përmasave të mëdha nisi mesditën e djeshme në një sipërfaqe me pisha, ullishte e bimësi dhe u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era.

Pavarësisht terrenit të thyer që ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll, por u riaktivizua gjatë natës.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës nisën punën për neutralizimin e flakëve të cilat tashmë janë shuar plotësisht.


Video