U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

8 January 2025, 14:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të
Gazment Bardhi

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë me datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.

Për ketë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal ne SPAK me dyshimin për shpërdorim detyre dhe ne seancën e se mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.

Ndaj Gazement Bardhit po vijon një tjetër proces për shpifje ne gjykatën e posaçme, ketë radhe nga ish-drejtori i policisë se Shkodrës Edmond Sulaj.


Video