U arrestua sot në Durrës për falsifikim, ish-drejtori i Kadastrës është djali i tezes së Monika Kryemadhit

20 November 2024, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arrestua sot në Durrës për falsifikim, ish-drejtori i
Foto ilustruese

Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot pasi ndj tij ishte caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

52-vjeçari Ardian Kona është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së lirisë, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.


Video